Ujkani e quan rezultat të mirë barazimin e Kosovës ndaj Azerbajxhanit

Samir Ujkani është deklaruar pas barazimit 0-0 të Kosovës me Azerbajxhanin në udhëtim.

Sport

07/09/2018 20:16

Ujkani ka thënë se Kosova ka vazhduar me rezultate të mira, duke mos pranuar gola.

“Kemi mundur të përballojmë presingun në një fushë jo të mirë”, ka deklaruar Ujkani.

“Kemi vazhduar me rezultate të mira, s’kemi pranuar gola. Të vazhdojmë me këtë rrugë, tani luajmë në stadiumin tonë për herë të parë, dhe duam rezultatin më të mirë të mundshëm”, ka shtuar ai./Lajmi.net/