UEFA zgjedh lojtarin më të mirë në finale (FOTO)

UEFA e ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

29/05/2016 08:07

Sergio Ramos është zgjedhur lojtari më i mirë i finales Real Madrid – Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll e realizoi golin e “Los Blancos” gjatë ndeshjes dhe gjithashtu u tregua i saktë gjatë ekzekutimit të penalltive.

Ai bëhet mbrojtësi i parë në histori që shënon në dy finale të kësaj gare.