UEFA ia fal dënimin skuadrës shqiptare

Pas kualifikimit për në raundin e dytë të Europa League, Kukësi merr një tjetër lajm të mirë nga UEFA.

Sport

09/07/2016 22:23

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë, ka njoftuar ekipin shqiptar se ndeshjen në “Elbasan Arena” ndaj Austrisë së Vjenës mund ta luajnë nën praninë e tifozëve të vet.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i klubit verilindor Jonuz Hallaci, i cili gjatë një postimi në “Facebook” njoftoi se UEFA e ka miratuar kërkesën e klubit për falje të dënimit që mori sezonin e kaluar ne ndeshjen me Legian.

Sfida mes kukësianëve dhe polakëve verën e kaluar u ndërpre në minutën e 52 për shkak të plagosjes se një lojtari të Legias nga hedhja e sendeve te forta ne fushën e “Qemal Stafës”.

/ Top Channel

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.