U rikthye në kohë rekord për derbi dhe shënoi gol, ja super-deklarata e Nainggolan

Mesfushori belg, Radja Nainggolan nuk ishte në 100% të formës në sfidën kundër Lazios, por rrezikoi dhe ia doli për mrekulli.

Sport

19/11/2017 09:40

Ai ka shënuar një gol tejet të bukur dhe dha gjithçka nga vetja në fushë për ta ndihmuar skuadrën t’i marrë tri pikët.

“Ndoshta kemi vuajtur pak pasi u ngushtua rezultati, por jemi skuadër e madhe dhe skuadrat e mëdha fitojnë këso ndeshje”, deklaroi Naiggolan.

“Këto janë ndeshje të mrekullueshme dhe tejet të rëndësishme. Nuk dëshiroja ta mungoja. Gjithmonë dua t’i ndihmojë shokët e mijë dhe jam i lumtur për ndeshjen e fitoren”, u shpreh belgu.

Krejt në fund numri katër i Romës ka refuzuar të flas për titullin e kampionit.

“Nuk dua të flas për ‘Scudetto’ tani. E rëndësishme për ne është t’i marrim fitoret radhazi pastaj të shohim se ku do të jemi”.

“Qëllimi ynë kryesor është të kalojmë grupin tani në Ligën e Kampionëve pastaj të shohim”, përfundoj Nainggolan.