Turqia pa probleme përballë Moldavisë (Foto)

Turqia ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore përballë Moldavisë.

Sport

27/03/2017 20:06

Talenti i Dortmundit, Emre Mor hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 14-të, për t’i lënë radhën A. Calik  dhjetë minuta më vonë i cili dyfishoi epërsinë, transmeton lajmi.net

Golin e tretë dhe më të bukurin në ndeshje e realizoi C.Under në minutën e 52-të, duke i dhënë një fitore të lehtë skuadrës së drejtuar nga Fatih Terim.

Golin e nderit për moldavët e shënoi në minutën e 92-të Ginsari.R

Kjo ndeshje u drejtua nga treshja e gjyqtarëve kosovarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, të cilët hynë në histori duke drejtuar për herë të parë një ndeshje ndërkombëtare. /Lajmi.net/

genci1 gencc