Turp i madh për Messin

Lionel Messi tashmë duhet të dëgjojë edhe talljet që i vijnë nga modelja kiliane Daniella Chavez.

Sport

01/07/2016 15:09

Aktualisht Messi ndodhet në një situatë mjaft të vështirë, përsa i përket kombëtares Argjentinës.

Pasi humbi për të dytën herë radhazi finalen e Kupës së Amerikës pikërisht ndaj Kilit, ylli i Barcelonës deklaroi dorëheqjen nga kombëtarja.

“Messi i luan finalet me “brekë nëpër këmbë”, shkruan në rrjetet sociale modelja e “Playboy”-t, e cila është një tifoze e çmendur e kombëtares së Kilit, përcjell “Albeu.com”.

Në të shkuarën është folur edhe për një lidhje të modeles me Cristiano Ronaldo-n, një arsye më shumë që e ka shtyrë kilianen të kritikojë yllin argjentinas.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.