Turp çfarë i kanë bërë futbollistët e Kombëtares Ballistit

Dikur, lojtarët e Kombëtares shqiptare u krenuan me atë që bëri Ballisti Ismail Morina në ndeshjen Serbi – Shqipëri, por ai duket se është harrur sot nga lojtaret kuqezi në momentet më të vështira për Ballistin.

Sport

15/07/2016 20:20

Ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje”, pasi u kap një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi, në 11 tetor të 2015 në Tiranë me dy pistoleta.

Fillimisht u raportua se Gjykata ka dënuar Ballistin me 1 vit e 4 muaj burg, por tani raportohet se janë  konvertuar në shërbim prove në 18 muaj.

Sidoqoftë, është interesante fakti se si lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë vazhduar të qëndrojnë të heshtur pas këtij vendimi.

Deri më tani, asnjë nga lojtarët e Kombëtares nuk kanë reaguar, qoftë në rrjetet sociale apo edhe intervistave në media të ndryshme.