Trump shpallet president, shpërthen Kompany (FOTO)

Vincent Kompany ka kritikuar ashpër zgjedhjen e Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sport

09/11/2016 10:45

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany nuk është aspak i kënaqur me zgjedhjen e Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka qenë shumë i ashpër në kundërshtimin e tij ndaj Trumpit në një postim të publikuar në rrjetin social Twitter, përcjell “Lajmi.net”.

“Le t’i bashkojmë të gjithë idiotët anembanë botës në fuqi dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjenerata e ardhshme e televizioneve. Botë e mërzitur”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.