Tronditet Belgjika, humb tre lojtarët kryesorë për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja e Belgjikës mund t’i humbas për ndeshjen e fundit kundër Anglisë në grupin B tre yje të skuadrës.

Sport

23/06/2018 17:42

Belgët shënuan fitore të thellë në ndeshjen e xhiros së dytë kur mposhtën 5-2 Tunizinë, në një ndeshje ku shkëlqyen Romelu Lukaku dhe Eden Hazard.

Të dy këta, por edhe Dries Mertnes mund të mungojnë në ndeshjen e fundit në grupe kundër rivalit kryesor, Anglisë.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Sky Sports’, që raporton se lëndimet e pësuara nga Lukaku, Hazard dhe Mertens, mund të bëjnë që të humbasin ndeshjen kundër ‘treluanëve’./Lajmi.net/