Tre portierët që mund të zëvendësojnë Donnarumman te Milani

Në kërkim të pasuesit të Gianluiggi Donnarumma. Drejtuesi e Milanit kanë nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e portierit 18-vjecarë.

Sport

18/06/2017 19:50

Alternativat nuk mungojnë, por duhet pasur kujdes në mënyrë që të gjëndet një pasues qe falë siguri për portën e kuqezinjve.

Kandidatuar janë tre. I pari është, Bernd Leno, poriteri i Bayern Leverkusenit, një emër që fal siguri. Pas tij është Neto, portieri i dytë i Juventusit. Misioni nuk është i lehtë, pasi duhet të mposhtin dhe konkurencën, me skaudrën spanjolle të Valencias që gjithashtu e dëshiron 24-vjecarin, por edhe shumë që kërkojnë bardhezinjtë.

10 milionë Euro, shifër që kuqezinjtë e konsiderojnë të ekzagjeruar. I treti në listë është Mattia Perin. 24-vjecari i cili disa muaj më parë pësoi një dëmtim të rëndë në pjesën e shaptullës, prej pak javësh i është rikthyer stërvitjes.

Genova, ekipi që zotëron kartonin e portierit, kërkon 15 milionë Euro, dyfishi i shumës që kanë parashikuar drejtuesit e Milanit për të gjetur pasuesin e Donnarummas. Për këtë të fundit, që pas lajmit se ai nuk do të rinovojë, në dyert e kuqezinjve  paraqitet cdo ditë nga një ofertë, por drejtuesit e klubit italian deri më tani i kanë refuzuar. Se sa do ti rezistojnë tundimit, kjo nuk dihet.