Tre emrat e mëdhenj që mund të zëvendësojnë Icardin te Interi

Mauro Icardi me shumë mundësi po kalon muajt e fundit si lojtar i Interit.

Sport

14/02/2019 12:46

Problemet e vazhdueshme me deklaratat e gruas së tij Wanda Nara, mos vazhdimi i kontratës dhe heqja e shiritit të kapitenit së fundi, janë disa nga arsyet e forta për të besuar se Icardi do të largohet nga Inter.

Mediet e huaja raportojnë se në listën e Interit për zë zëvendësuar Icardin janë tre sulmues, përcjell ‘lajmi.net’.

Karim Benzema i Real Madridit, Luis Suarez i Barcelonës dhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germainit, mund të jenë emrat e mëdhenj që mund të zbarkojnë në ‘San Siro’ verën e ardhshme.

Në anën tjetër, e Mauro Icardi mund të transferohet në La Liga, te skuadra e Real Madridit./Lajmi.net/