Transferimi “bombë” i Cityt niset për Los Angeles (Foto)

Benjamin Mendy është nisur për Los Angeles.

Sport

23/07/2017 22:34

Raportohet se Benjamin Mendy do t’i bashkohet Manchester Cityt nga Monaco për 52 milionë funte dhe vetë lojtari është përkujdesur të tregojë se ka përfunduar pothuajse gjithçka.

Spekulimet i rriti vetë lojtari duke publikuar foto në rrjetet asociale. Ai gjendet në aeroport dhe në pritje të aeroplanit për Los Angeles, për t’iu bashkuar Cityt.

Me transferimin e Mendyt, Guardiola do të forconte shumë mbrojtjen, pikën kryesore që çalonte edicionin e kaluar, pasi deri më tani ka transferuar Walkerin dhe Danilon. /Express/