Trajneri i Zvicrës jep një lajm të rëndësishëm para ndeshjes me Serbinë

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq është deklaruar pas barazimit historik ndaj Brazilit në Kupën e Botës.

Sport

17/06/2018 22:49

Zvicra e nisi mirë këtë kampanjë në Kupën e Botës duke barazuar 1:1 me Brazilin.

“Shpresoj që kjo të jetë një paralajmërim për të gjithë. Nganjëherë ka një mungesë respekti për ne dhe kjo është për të ardhur keq, sepse ne shpesh luajmë mirë, dhe humbëm vetëm një herë në kualifikime”, ka deklaruar Petkoviq.

“Ne sonte kemi demontuar se ky ekip gjithmonë beson në vetvete dhe në të njëjtën qëndrueshmëri ne do të vazhdojmë përpara, duke u përballur me Serbinë në të njëjtën mënyrë”./Lajmi.net/