Trajneri i Romës me deklaratë interesante për Messin para ndeshjes ndaj Barcelonës

"Messi? Kur luajti me ne, thanë që nuk është në formë, por realizoi tre gola në fundjavë. Kjo do të thotë që ne e ndalëm shumë mirë në ndeshjen e parë"

Sport

09/04/2018 15:29

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka folur para ndeshjes me Barcelonën.

Ai deklaroi që Leo Messi është në top-formë, pasi shënoi het-trik në fundjavë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Messi? Kur luajti me ne, thanë që nuk është në formë, por realizoi tre gola në fundjavë. Kjo do të thotë që ne e ndalëm shumë mirë në ndeshjen e parë”, deklaroi Di Francesco.

“Duhet të ndërtojmë një mentalitet fitues te Roma. Duhet të tregojmë ndaj Barcelonës që ne e meritojmë të luajmë në këto nivele në Champions”, shtoi ai. /Lajmi.net/