Trajneri i PSG-së: Ja çfarë iu thash lojtarëve para ndeshjes me Liverpoolin – Lajmi.net
Trajneri i PSG-së: Ja çfarë iu thash lojtarëve para ndeshjes me Liverpoolin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 11:37, 29 November 2018
Thomas Tuchel ka zbuluar se çfarë iu ka thënë lojtarëve të PSG-së para ndeshjes me Liverpool në Ligën e Kampionëve.

PSG ka shënuar fitore të rëndësishme në ‘Parkun e Princave’ duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 2:1.

Bernat dhe Neymar shënuan për PSG në këtë përballje, ndërsa golashënuesi i vetëm i Liveprool ishte James Milner.

“Para ndeshjes, fjalimi im ka qenë i shkurtër: Unë ju thash lojtarëve që është mundësia jonë e fundit për të dëshmuar se ne mund të konkurrojmë me Liverpool”, ka deklaruar Tuchel, përcjell ‘lajmi.net’.

“Në pushimin e pjesës së parë,  unë fola vetëm për disa gjëra taktike për të gjetur zgjidhje për t’iu përmbajtur planit tonë. Ishte e rëndësishme në pjesën e parë të harrojmë penalltinë dhe të fokusohemi sërish te ndeshja”.

“Ju thash që ndeshja po rinis prapë nga 0-0. Skuadra tregoi shpirtin dhe nuk ishte e nevojshme të flas më shumë”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO