Trajneri i njohur i thotë “po” Italisë

“Nëse më telefonojnë nuk them jo. Do të mendohem, por jam gati".

Sport

19/11/2017 13:07

Claudio Ranieri i thotë “po” Italisë.

Kampioni i Anglisë me Leicester Cityn është shprehur i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares.

“Nëse më telefonojnë nuk them jo. Do të mendohem, por jam gati. Gjithsesi, jo gjithçka varet nga unë”, deklaroi Ranieri.

“Mendoj se për momentin çështja e trajnerit të ri të kombëtares është në plan të dytë. Duhet të mendojmë mirë se si do të ringrihemi, pasi prekëm fundin”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Image result for ranieri