Trajneri i Leipzig zbulon të ardhmen e Keitas

Trajneri i Leipzig, Ralp Hasenhuttl ka konfirmuar të ardhmen e mesfushorit që u kërkua me ngulm nga Liverpool.

Sport

29/07/2017 22:09

Sipas tij është 100% e sigurt, që Keita do të vazhdojë të jetë pjesë e Leipzig edhe për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net

“Është 100% e sigurt, Keita do të luajë në Leipzig sezonin e ardhshëm. Ai është shumë i rëndësishëm për neve, dhe do të na ndihmojë në Champions League”, tha Hasenhuttl.

Ai e pranoi se ka pasur oferta nga Liverpool, por klubi është i vendosu të mos i pranojë ato.

Thuhej se skuadra e Klopp kishte ofruar deri në 70 milionë euro për mesfushorin. /Lajmi.net/