Trajneri i Anglisë me deklaratë interesante për Kosovën

Gareth Southgate është deklaruar për shortin në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Sport

02/12/2018 20:06

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, për shumë ka folur edhe rreth përballjes me Kosovën.

Trajneri anglez ka thënë se përballja me Përfaqësuesen tonë, është një sfidë interesante për ta.

“Po, është një skuadër e vështirë”, tha fillimisht Southgate, përcjell “lajmi.net”.

“Në radhë të parë, historia e tyre është e mahnitshme dhe atyre do ju pëlqejë të përfshihen në këtë garë, pasi është hera e tyre e parë dhe siç thashë ngazëllimi që t’i sjellin këto, të bëjnë të përballesh në atmosferë intensive dhe kundërshtarë të vështirë.

“Mendoj se ata një test i vështirë dhe shumë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar më tej trajneri i ‘Tre Luanëve’.

Kosova është në Grupin A, ku do të përballet me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. /Lajmi.net/