Trafiku u ndalua, turistët nuk mund të flinin dhe festa në Kroaci po vazhdon ende

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të përsërisë suksesin e vitit 1998, duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Sport

08/07/2018 22:31

Ky sukses u arrit pas një fitore të vështirë dhe dramatike ndaj nikoqirëve rus.

Goli i fundit i shënuar nga Rakitiq në penallti, gol që solli edhe fitoren, ka bërë që në gjithë Kroacinë të fillojë një festë e madhe.

“Në shumë qytete trafiku është ndalur, në masë të madhe janë anuluar koncerte dhe ngjarje, janë hedhur mobilje nga dritarja, turistët nuk mund të flenë nga zhurma – më pak fjalë, kjo verë është e paharruar”, shkruan ‘Index’, që po raporton për festën e madhe në Kroaci, e cila po vazhdon ende./Lajmi.net/