Toyota me sistemin CarPlay në fillim të 2015

Në javën e parë të lansimit të sistemit CarPlay për vetura, Toyota ishte njëra ndër kompanitë e interesuara që ta ketë sistemin në veturat e tyre. Tani, kompania thotë se ka në plan që makinat e tyre të mbesin jashtë sistemit të CarPlay deri në vitin 2015. Kjo është bërë zyrtare në faqen e Toyota’së,…

Auto & Tek

14/03/2014 08:44

Në javën e parë të lansimit të sistemit CarPlay për vetura, Toyota ishte njëra ndër kompanitë e interesuara që ta ketë sistemin në veturat e tyre.

Tani, kompania thotë se ka në plan që makinat e tyre të mbesin jashtë sistemit të CarPlay deri në vitin 2015. Kjo është bërë zyrtare në faqen e Toyota’së, e cila nuk ka specifikuar nëse kjo datë është vetëm për automjetet në Mbretërinë e Bashkuar, ose përfshinë edhe tregjet tjera.

Kompania gjithashtu është ende në dyshim se në cilat vetura do ta vendosë këtë sistem dhe nëse ajo ka në plan që ta vendosë sistemin edhe në veturat e tanishme.

Sistemi CarPlay i Apple u bë i ditur për herë të parë nga drejtuesit e kompanisë në konferencën e teknologjisë në San Francisko, qershorin e kaluar, nën emrin e iOS në makinë, e cila nuk u lansua deri në javën e fundit kur u lansua edhe sistemi iOS 7.1.