Topi i Artë: Buffon tregon se kush është i preferuari i tij për ta fituar trofeun

Gianluigi Buffon ka treguar se kush ai dëshiron që ta fitojë “Topin e Artë”.

Sport

03/12/2018 20:54

“Shpresoj që Mbappe ta fitojë. Ai është një lojtar fenomenal dhe është i ri. Ai ka një “shprehi” që të jap gjithçka për skuadrën dhe ti fitojë ndeshjet” ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që ai të mund ta fitojë këtë trofe” ishin fjalët e italianit.

“Isha afër që ta fitojë “Topin e Artë” dy apo tri herë, megjithatë fituesi ishte ai që duhet të ishte” ka thënë ish portieri i Juventus.

Gianluigi Buffon tashmë është bashkëlojtar i të riut Kylian Mbappe, tek skuadra e Paris Saint Germain, gjë që mund të jetë arsyeja pse ai ka dëshirë që francezi ta fitojë këtë trofe individual.

Ceremonia për ndarjen e këtij çmimi do të fillojë nga ora 21:00, në Paris të Francës. /Lajmi.net/