Tingëllon si e pabesueshme, por kjo është arsyeja pse Mourinho e ka vendosur një poster të Messit në ‘Old Trafford’

Tingëllon e pabesueshme, por është e vërtetë – në murin e dhomës së ndërrimit në ‘Old Trafford’, është një poster i Lionel Messit.

Sport

09/04/2018 17:48

Posteri i asit të Barcelonës nuk është i vendosur në zhveshtoren e skuadrës së parë, por te ekipi i të rinjve.

Këtë gjë e ka konfirmuar legjenda e Manchester United, Nicky Butt, trajneri i të rinjve.

Manchester United nuk ka shumë lojtarë nga shkolla e tyre në ekipin e parë, dhe Jose Mourinho ka marrë një vendim të pazakontë duke e vendosur posterin e Messit në zhveshtore.

Në atë poster, Messi është 26 vjeçar me fanellën e Argjentinës, dhe shihet duke i pastruar atletet e tij pas një ndeshje miqësore.

Është i qartë mesazhi që Mourinho dëshironte t’ua dërgonte djemve të talentuar – se ata nuk duhet të “fluturojnë” mbi re edhe në moshën e pjekur./Lajmi.net/