Tifozi i PSG vret shokun pas golit të gjashtë të Barcelonës (FOTO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në Gabon pas ndeshjes Barcelona - Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/03/2017 13:23

Një tifoz i Paris Saint-Germain nga Gaboni ka vrarë shokun e tij që e kishte ngacmuar pas debaklit të pësuar nga skuadra franceze kundër Barcelonës në humbjen me rezultat 1:6 në Ligën e Kampionëve.

18-vjeçari e ka qëlluar viktimën në mbrëmjen e së mërkurës në Libreville, përcjell “lajmi.net”.

Ata e kishin shikuar së bashku ndeshjen në Camp Nou në një lokal ku kishin konsumuar disa birra, para tragjedisë.

Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes kurse vrasësi është arrestuar. Vrasësi ka thënë se nuk e kishte për qëllim ta vriste shokun. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6