Tifozët e Rennes i bëjnë diçka të tmerrshme Lenjanit (VIDEO)

Ermir Lenjani nuk po kalon momentet e tija më të mira në futbollin francez. Anësori i Kombëtares shqiptare nuk po vuan nga lëndimet por po vuan nga presioni i madh që po i bëjnë tifozët e klubit Rennes.

Sport

19/09/2016 12:05

Ai së fundmi është fishkëlluar në stadium pse ka vendosur të qëndroj në klub, ndërsa ka qenë pikërisht Rennes që ka mbajtur shqiptarin në skuadër duke thënë se llogaritë në shërbimet e tij.

Por sikur mos të mjaftonin fishkëllimat dhe fyerjet gjatë ndeshjes, Lenjanit i kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Vetura e tij në mëngjesin e ditës së sotme ka pasur disa pasoja, pasi tifozët ia kanë dëmtuar veturën të tipi ‘Porsche’.

Pas këtyre gjërave që kanë ndodhur, mbetet të shihet nëse klubi i Rennes do të dalë me një qëndrim zyrtar për ta mbrojtur lojtarit i cili vështirë se do të mbetet në këtë klub pas gjërave që kanë ndodhur me tifozët.

Kjo që i ka ndodhur atij është e tmerrshme, pasi lojtari është transferuar në Ligue 1 me të vetmin qëllim të luaj futboll. E gjithë kjo urrejtje e tifozëve kuq e zi ka ardhur pasi Lenjanin klubi i tij e kishte huazuar në Nantes, rivali i urryer i Rennes.

Telegrafi ka siguruar një video ku shihet një pjesë e veturës së Lenjanit e dëmtuar nga tifozët.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.