lajmi.net

Tifozët e Milanit kundër Balotellit

Tifozët e Milanit nuk janë të kënaqur me sulmuesin Mario Balotelli. Njëri prej udhëheqësve kryesor në Curva Sud të Milanit, Giancarlo Capelli ka paralajmëruar se tifozët do ta kritikojnë Balotellin, por edhe komplet skuadrën, në duelin kundër Parmës të dielën. “Të dielën do të kontestojmë më së tepërmi Balotellin, ka qenë i turpshëm”, deklaroi Capelli…

Sport

15/03/2014 15:23

Tifozët e Milanit nuk janë të kënaqur me sulmuesin Mario Balotelli.

Njëri prej udhëheqësve kryesor në Curva Sud të Milanit, Giancarlo Capelli ka paralajmëruar se tifozët do ta kritikojnë Balotellin, por edhe komplet skuadrën, në duelin kundër Parmës të dielën.

“Të dielën do të kontestojmë më së tepërmi Balotellin, ka qenë i turpshëm”, deklaroi Capelli për Radio Sportiva.

“Pastaj nuk na ka pëlqyer fakti se pas përfundimit të ndeshjes në Madrid, futbollistët nuk u afruan për të kërkuar falje nga sektori ku qëndronim. E bëri vetëm Rami por menjëherë e ftuan prapa”.

I vetmi që do të duartrokitet nga tifozët e Rossonerëve, do të jetë trajneri Clarence Seedorf.

“Për të nuk do të bëjmë asnjë kontestim”.

Milani u eliminua nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në mesjavë pas humbjes 4:1 në ndeshjen e kthimit nga Atletico Madrid.

Rossonerët kishin humbur edhe ballafaqimin e parë në San Siro me rezultat 1:0.

Tifozët e Milanit kundër Balotellit

Milan është rikthyer nga Madridi pas humbjes 4:1 nga Atletico që i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve. Dhe, pas zbritjes në aeroportin e Malpensas, skuadar u prit nga jo më shumë se 30 tifozë. Jo shumë në numër, por të mjaftueshëm për të shprehur hidhërimin e tyre për dështimin e skuadrës. Ai që…

Sport

12/03/2014 18:31

Milan është rikthyer nga Madridi pas humbjes 4:1 nga Atletico që i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Dhe, pas zbritjes në aeroportin e Malpensas, skuadar u prit nga jo më shumë se 30 tifozë. Jo shumë në numër, por të mjaftueshëm për të shprehur hidhërimin e tyre për dështimin e skuadrës.

Ai që pësoi më së shumti kritika ishte sulmuesi Mario Balotelli, që doli i fundit nga aeroplani: “Nuk ke më arsyetime”, iu drejtua një tifoz. “Kthehu në Inter”.

Kritikave të ashpra nuk i shpëtoi as nënkryetari Adriano Galliani.

Asnjë gjest i dhunshëm, për fat të mirë, mirëpo vetëm shprehje e pakënaqësisë për dështimin e Milanit, që edhe ashtu ka dëshpëruar me rezultatet e deritashme në Serie A dhe është eliminuar nga gara edhe në Kupën e Italisë.

Përveç Balotellit, me thirrje për transferim në Inter u ballafaquan edhe Galliani, Emanuelson e disa të tjerë.

LM