Tifozët e Man Utd ngacmojnë Gerrardin

Sezoni i ri në Premierligë ka filluar por tifozët e Manchester Unitedit ende kujtojnë një ngjarje nga ai i vjetri. Ata kanë nxjerrë në shitje fanella që ngacmojnë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Sport

16/08/2014 15:51

Sezoni i ri në Premierligë filloi sot por disa prej ngjarjeve më interesante të stinorit të shkuar nuk janë harruar, sidomos në Manchester United.

Tifozët e gjigantit nga Old Trafford në prag të fillimit të duelit kundër Sëanseas kanë nxjerrur në shitje fanella që ngacmojnë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Rrëshqitja e famshme e kapitenit në duelin kundër Chelseas konsiderohet si një prej momenteve që ia humbi mundësinë e fitimit të titullit, skuadrës së tij.

Por, tani për të shtuar dhimbjen e Gerrardit janë përkujdesur tifozët e Manchester Unitedit me këto fanella.