Tifozët e ekipit të njohur e refuzojnë Ibrahimovicin (FOTO)

Befasia nga Suedia.

Sport

13/06/2017 18:52

Zlatan Ibrahimovic me anë të një videoje në Instagram, ka lënë të kuptohet se dëshiron të kthehet për të luajtur për Suedinë, pasi në video shihet me këpucë sportive, në të cilat ishte i vendosur flamuri i Suedisë.

Kjo ka bërë që të flitet për një kthim të tij në Kombëtare, kur dihet se ishte pensionuar pas Euro 2016.

Por, kthimin e tij nuk e duan suedezët, pasi në një anketë të gazetës Aftonbladet, 65 për qind e 100 mijë votuesve kanë votuar kundër kthimit të tij.