Tifozët e Chelseat votojnë trajnerin për sezonin e ri

Në një sondazh të krijuar nga tabloidi britanik “The Sun”, tifozët e Chelseat kanë votuar trajnerin për sezonin e ri.

Sport

10/01/2018 07:40

Tifozët e Chelseat nuk dëshirojnë largimin e Antonio Contes nga posti i menaxherit.

Në një sondazh të krijuar nga tabloidi britanik “The Sun”, shumica e tye votuan për Conten, që italiani të jetë në postin e trajnerit edhe për sezonin e ri.

I dyti pas Contes u rendit aktualisht trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, por në distancë të madhe mes tyre për nga numri i votave, përcjell “lajmi.net”.

I treti për nga preferenca e tyre përfundoi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/