Tifozët e Bayernit shikuan ndeshjen nga zyrat e CSKA-s

Tifozët e Bayern Munichut nuk mund të hynin në stadiumin Arena Khimki të CSKA Moskës për shkak të një dënimi të shqiptuar nga UEFA për skuadrën vendase. Por, ata gjetën alternativë duke e rezervuar një zyrë të klubit rus.

Sport

01/10/2014 10:03

Dashuria e tifozëve ndaj klubit të zemrës nganjëherë tejkalon çdo kufi.

I tillë është shembulli i mbështetësve të Bayern Munichut që vendosën të udhëtojnë në Rusinë e largët për të ndjekur duelin me CSKA Moskën.

Por, derisa takimi ishte caktuar të zhvillohej prapa dyerve të mbyllura për shkak të një dënimi nga UEFA (në përjashtim të një sektori të vogël që ishte i hapur por aty mysafirët nuk mund të hynin), tifozët e Bayernit gjetën një alternativë tjetër për të qenë prezent në Arena Khimki.

Disa tifozë të Bayernit paguan 7000 euro për të ndjekur takimin nga një zyrë.

Dhe, ata duket se kaluan mjaft mirë pasi e publikuan edhe fotografinë në Twitter. Përkushtim i plotë.