Thiago Alcantara befason Bayern Munichun, zgjedh klubin e ri – Lajmi.net
Thiago Alcantara befason Bayern Munichun, zgjedh klubin e ri
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 12:18, 20 October 2017
Thiago Alcantara ka një dëshirë dhe ajo është të rikthehet në Camp Nou te skuadra e Barcelonës.

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara dëshiron të kthehet në shtëpi, apo më saktë te skuadra ku i rrit, Barcelona.

Sipas Don Balon, Alcantara ka një dëshirë dhe ajo është të rikthehet në Camp Nou. Nuk dihet se si Barcelona do të reagoj ndaj lajmit se mesfushori spanjoll dëshiron të largohet nga Bayerni i Munichut.

Pep Guardiola iu tha Bayernit kur u largua nga Barça dhe u bashkua me klubin gjerman në vitin 2013 se Thiago ishte i vetmi lojtar që donte. “Do të jetë ai apo askush tjetër” ishin fjalët e tij. Guardiola e ka të preferuar Alcantaran

Trajneri spanjoll kishte një arsye të fortë për këtë – ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, përcjell “Albeu.com”.

Por, tani 26-vjeçari dëshiron të kthehet në Kataluni dhe disa do të thoshin, të përmbush fatin e tij si pasardhës i Andreas Iniestas. Kthimi i Alcantaras në Camp Nou do të ishte një gjë e madhe, pasi do zëvendësonte për mrekulli Iniestan, i cili ka humbur fantazinë këtë sezon. Çmimi i spanjollit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play World Soccer Champion