“The Sun” zbulon emrin e trajnerit të ri në Arsenal

Arsenal ka dy kandidatë kryesorë për trajner të ri pas vendimit për largim nga detyra të Arsene Wengerit.

Sport

20/04/2018 11:42

Arsenal do të fillojë kërkimin për një trajner të ri. Arsene Wenger ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit, pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Sun” shkruan se kandidatë për pasardhës të tij janë Luis Enrique, por edhe ish mesfushori Patrick Vieira.

Enrique është i lirë derisa së fundmi kërkohej nga Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Vieira është i angazhuar te skuadra e New York FC në Major League Soccer, dhe ishte promovuar pikërisht së fundmi nga Wenger. /Lajmi.net/