Tetë autogola për dhjetë minuta

Federata italiane është duke hetuar një ndeshje të grupit të tretë të Kupës së Sicilisë, në të cilën u shënuan tetë gola në 10 minuta. Bagheria, skuadër nga liga e tetë e futbollit italian, dështoi të kualifikohet nga grupi i tretë i kupës rajonale, pas humbjes 14:3 nga Borgata Terrenove. Terrenove udhëhoqi duelin e zhvilluar…

Sport

08/02/2014 10:09

Federata italiane është duke hetuar një ndeshje të grupit të tretë të Kupës së Sicilisë, në të cilën u shënuan tetë gola në 10 minuta.

Bagheria, skuadër nga liga e tetë e futbollit italian, dështoi të kualifikohet nga grupi i tretë i kupës rajonale, pas humbjes 14:3 nga Borgata Terrenove.

Terrenove udhëhoqi duelin e zhvilluar të mërkurën me rezultat 4:3, dhjetë minuta para fundit, dhe kundërshtarit të tyre i nevojitej vetëm edhe një pikë për të kaluar tutje nga grupi, kur Bagheria filloi të shënonte autogola, njërin pas tjetrit.

Rezultati nënkuptoi se Terrenove kaloi në fazën tjetër, falë golaverazhit më të mirë se Partinicaudace.

“Ka qenë një duel i vërtetë deri me një pikë të caktuar, pastaj Bagheria na solli një farsë”, deklaroi trajneri i Borgatas, Ignazio Chianetta.

“Kapiteni i tyre më tha se ata preferojnë që ne të kualifikohemi para Partinicaudace”.

Federata italiane ka njoftuar se do të fillojë hetimet e ndeshjes, diçka që nuk erdhi si befasi.

“Mund të garantoj se nuk kishte marrëveshje mes nesh dhe Bagheria”, u shpreh trajneri i Partinicaudace, Giovanni Cammarata.