Tesla bën që modeli S të ndezet me iPhone

Tesla më herët largoi nevojën e karburantit për veturat e reja, duke i bërë ato edhe elektronike. Por tani, sipas një raporti të ri, Tesla është duke planifikuar që t'i hedhë edhe çelësat.

Auto & Tek

23/08/2014 21:08

Modeli më i ri Tesla S OS do t’i lejojë pronarët që ta ndezin veturën elektronike, ta hapin/mbyllin vetëm përmes një iPhone, transmeton Lajmi.net.

Bazuar në imazhet e shfaqura nga Electrek të mërkurën, aplikacioni i ri për celularë i Tesla ka një “funksionalitet të ri dhe një mundësi për të ndezur veturën”.

Përderisa detajet rreth përditësimit të aplikacionit nuk janë zbuluar ende zyrtarisht, kjo do të mund të punonte përmes iPhone 5S. Imazhet sugjerojnë se një version i Android do të jetë i gatshëm pas disa javëve, transmeton Lajmi.net.