Telashe për Panuccin, tjetër mungesë për ndeshjen ndaj Skocisë

Një lajm I keq ka ardhur për selektorin e Kombëtares së Shqipërisë.

Sport

12/11/2018 20:05

Rey Manaj, sulmuesi kuq e zi ka pësuar një lëndim që do t’ia pamundësoj atij grumbullimin me skuadrën për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Si zëvendësues të ish sulmuesit të Inter, trajneri Panucci ka ftuar sulmuesin e “Shpresave”, Fiorin Durmishaj.

Mund të vijë Durmishaj, e presim sot, Manaj ka disa probleme, është dëmtuar, ndaj na duhen përforcime. Kam folur me Bushin, i kam shpjeguar që na duhet Durmishaj, të shohim”, ka thënë Panucci në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

Për ndeshjen ndaj Skocisë do të mungojnë edhe Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, të dy këta të suspenduar. /Lajmi.net/