Telashe për Ancelottin para ndeshjes me Dortmundin

.

Sport

04/08/2017 20:28

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nesër (e shtunë) zhvillojnë finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndeshja mes Bayernit dhe Dortmundit, zhvillohet nga ora 20:30 në ‘Signal Iduna Park’.

Para kësaj ndeshje, me shumë probleme është duke u përballë trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian nuk do të mund të llogarisë në një numër të madh të lojtarëve për ndeshjen me Dortmundit.

Robben, Boateng, Neuar, Alaba, Thiago, James dhe Bernat janë lojtarët që do të mungojnë në finalen e Superkupës së Gjermanisë./Lajmi.net/