Të gjithë kundër tij, por Evra befason tifozët e Marseille me veprimin e fundit

Pasi u përjashtuar nga Marseille, Patrice Evra ka bërë një deklaratë befasuese.

Sport

07/11/2017 19:26

Mbrojtësi francez e ka përjetuar ferrin javën e kaluar tek klubi francez, pasi është sulmuar nga tifozët.

Evra në momentin që filloi të fyhej nga disa tifozë të Marseilles, është afruar dhe ka shqelmuar njërin prej tyre në kokë.

Ky veprim i tij, natyrisht se ka acaruar tifozët e tjerë, të cilët kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga klubi.

Me kërkesën e tifozëve, Marseille ka reaguar menjëherë duke ia shkëputur kontratën Evras dhe duke e larguar nga klubi.

Por, mbrojtësi francez pas kësaj tronditje që mori, ka reaguar nëpërmjet Instagramit të tij, duke i falënderuar të gjithë tifozët ‘të vërtetë’, që e kanë mbështetur atë. /Lajmi.net/