Tani ose kurrë

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se është “tani ose kurrë” për të që të fitojë Topin e Artë, por e pranon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se kujt i takon çmimi. Reprezentuesi francez është në garë me Messin dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për çmimin…

Sport

11/01/2014 10:40

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se është “tani ose kurrë” për të që të fitojë Topin e Artë, por e pranon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se kujt i takon çmimi.

Reprezentuesi francez është në garë me Messin dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, në gala mbrëmjen e së hënës në Zurich.

“Messi dhe Ronaldo janë dy futbollistë të mëdhenj që shënojnë një numër të madh golash, por të mos i krahasojmë statistikat tona. Stili ynë i lojës është i ndryshëm”, deklaroi Ribery për L’Equipe.

“Kam bërë gjithçka, i jam shmangur lëndimeve dhe kam bërë paraqitje të rregullta. Ronaldo shënon shumë gola por Messi është gjithmonë futbollisti më i mirë në botë edhe pse ka pësuar disa lëndime në periudhën e fundit”, u shpreh francezi.

Finalistët për Topin Artë 2013

Ribery inspiroi Bayernin drejt triumfit në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube, më 2013.

“Jam optimist, e kam qdo mundësi. Është tani ose kurrë, jam 30-vje”, përfundoi Ribery.