Talenti nga Kosova shënon për Gjermaninë në humbjen nga Zvicra

Zvicra U20 ka mposhtur 2:1 Gjermaninë në një ndeshje miqësore të zhvilluar sonte.

Sport

27/03/2017 22:52

Golin e vetëm për kombëtaren e Gjermanisë e shënoi talenti me prejardhje nga Kosova, Arianit Ferati.

Mesfushori 19-vjecar shënoi për rezultatin 2:1 në minutën e 79-të derisa hyri në lojë në pjesën e dytë. Ferati  është futbollist i Hamburgut, ekip që e ka huazuar në Fortuna Dusseldorf./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6