Shinji Kagawa afër kalimit në La Liga

Mesfushori i Borussia Dortmund, Shinji Kagawa, është afër arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Sevillas.

Sport

28/08/2018 18:36

Kagawa nuk pati shumë paraqitje në ndeshjet para sezonale me Borussia Dortmundin dhe duket se lojtari është gati që t’i ndajë rrugët me klubin gjerman.

Sevilla është afër nënshkrimit me lojtarin dhe mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje deri në fund të 31 gushtit.

Klubi spanjoll gjatë  kësaj vere ka transferuar lojtarë mjaft të mirë si Andre Silva e Aleix Vidal.

Kagawa do të ishte ndihmë e madhe për Sevillan me aftësitë e tij në mesfushë. /Lajmi.net/