Klubi amator holandez arriti në gjysmëfinale të Kupës, por për shkak të besimit fetar, nuk do ta luaj finalen

Një lajm shumë interesant na vjen nga Holanda, ku klubi amator vendas Spakenburg fitoi gjysmëfinalen e Kupës së Holandës, me një fitore të madhe ndaj Utrechtit (4:1). Spakenburg eliminoi Utrechtin të martën dhe ndërkohë mësoi se Ajax, Feyenoord dhe PSV do të jenë rivalë të mundshëm në shortin e zhvilluar të shtunën, transmeton lajmi.net. Megjithatë,…

Sport

03/03/2023 08:20

Një lajm shumë interesant na vjen nga Holanda, ku klubi amator vendas Spakenburg fitoi gjysmëfinalen e Kupës së Holandës, me një fitore të madhe ndaj Utrechtit (4:1).

Spakenburg eliminoi Utrechtin të martën dhe ndërkohë mësoi se Ajax, Feyenoord dhe PSV do të jenë rivalë të mundshëm në shortin e zhvilluar të shtunën, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ajo që shkaktoi polemika ishin njoftimet e klubit se nuk do të luanin në finale nëse kualifikoheshin atje, për arsye fetare.

Përkatësisht, klubi, në përputhje me mësimin biblik ortodoks në Statutin e tij, nuk i luan asnjëherë ndeshjet e tij të dielave, ndërsa finalja është caktuar të dielën më 30 prill.

Nga ana tjetër, ndeshja e Kupës së Holandës luhet tradicionalisht të dielave dhe për shkak të situatës së pakëndshme, prej disa ditësh në Holandë po zhvillohet një polemikë.

Ajo që mund të jetë e lumtur janë disa indikacione nga Shoqata se finalja do të luhet të shtunën nëse Spakenburg kalon atje.

Spakenburg u themelua në vitin 1931 dhe është skuadra e tretë amatore në histori që arrin në gjysmëfinale të Kupës./Lajmi.net/