KB Golden Eagle Ylli do të jetë organizator i Final 8

Federata e basketbollit të Kosovës ka marrë vendim që turneu The Final 8 të organizohet nga KB Golden Eagle Ylli, pas tërheqjes nga KB Rahovecit nga gara.

Sport

25/01/2021 10:47

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 25.01.2021 ka marrë vendim që KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka të jetë organizator i Final 8 Kupës së Kosovës në datat 3-7.02.2021.

Pas njoftimit më 21.01.2021 nga KB Rahoveci për tërheqje nga organizimi i Final 8 Kupës së Kosovës 2021, më 22.01.2021 interesimin për organizimin e këtij eventi prestigjioz e ka shprehur KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka dhe pas votimit nëpërmjet deklarimit elekontronik të anëtarëve të Bordit të FBK-së konform Nenit 6, alineja B të Rregullores së Punës së Bordit të FBK-së, KB Golden Eagle Ylli është shpallur organizator i Final 8.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.