Jorge Jesus kthehet në Portugali – testi i fundit për Covid19 rezultoi negativ

Trajneri i njohur portugez, Jorge Jesus, duket se nuk është i rrezikuar nga pandemia Covid19.

Sport

23/03/2020 20:30

Jesus, trajner aktual i Flamengo, gjatë javës së kaluar raportohej të ishte pozitiv në Covid19, por ai tashmë ka zbuluar detaje të reja.

Jesus ka njoftuar se në testin e fundit ka rezultuar negativ, dhe tashmë ka marrë rrugën për në Portugali, përcjell lajmi.net.

“Aktivitetet në Flamengo janë suspenduar dhe është një moment i vështirë, kur unë dua të jem me familjen time. Testi i fundit ishte negativ. Lutem dhe shpresoj që ne ta tejkalojmë këtë sfidë dhe të kthehemi në fushat e blerta” ishin fjalët e trajnerit.

Trajneri portugez ka humbur një mik të afërt pikërisht nga pandemia Covid19. /Lajmi.net/