Bukuroshet e Bollywood-it që ia dolën edhe në Hollywood (FOTO)

Prodhimi i filmave në Bollywood, një version indian i Hollywood-it, është shumë më i shpejtë dhe më pak i kushtueshëm sesa në industrinë amerikane të filmit.

ShowBiz

23/03/2016 11:11

Po ashtu, edhe suksesi i këtyre filmave në arenën ndërkombëtare, është i pakrahasueshëm me atë të Hollywood-it, e gjithashtu edhe depërtimi i yjeve të Bollywood-it në tregun amerikan është një proces i cili zgjat me vite, por disa prej tyre ia kanë dalë me sukses. Ne ju sjellim disa nga bukuroshet indiane të cilat vërtet kanë pasur sukses në Hollywood.

Natyrisht se bukuroshja më e madhe dhe emri më i famshëm i Bollywood-it, është Aishwarya Rai. Ajo në vitin 1994 kishte triumfuar në garën “Miss World” dhe pas kësaj kishte filluar të merret edhe me aktrim. Ndoshta në Hollywood nuk ka arritur të siguroj role bindëse, por falë reklamave të shumta dhe bukurisë së jashtëzakonshme, ajo është shndërruar në një fytyrë të famshme. Norah Jones-in të gjithë e njohim në bazë të karrierës muzikore, por edhe ajo ka regjistruar disa role filmike.

Ka debutuar në vitin 2007 në filmin “My Blueberry Nights”. Norah përndryshe emrin e plotë e ka Geetali Norah Jones Shankar dhe është vajza e këngëtarit të famshëm indian, Ravi Shankar. Dhe pikërisht edhe falë intervenimit të babait të saj, ajo ka arritur të gjejë veten në Hollywood. Aktoren Parminder Nagra e kemi shikuar në filmin “Bend It Like Beckham”, por edhe më shumë është e njohur për rolin e mjekes Neela Rasgotre në serinë e popullarizuar  “Shërbimi urgjent”, ku ka luajtur përkrah emrave të mëdhenj të Hollywood-it.

Përfundimisht njëra nga aktoret më të bukura të ditëve të sotme, është Freida Pinto, e cila debutimin e saj në Hollywood e ka pasur me filmin e shpërblyer me Oskar, “Slumdog Millionaire”. Që nga ky rol, sukseset e saj janë radhitur njëri pas tjetrit. /Zëri/
Image

Image