Boca Juniors dëshiron transferimin e Vidal, pëlqehet nga Riquelme

Arturo Vidal mund ta vazhdojë karrierën në Argjentinë.

Sport

22/07/2021 19:00

Sipas “Marca”, mesfushori i Interit, Arturo Vidal po kërkohet nga Boca Juniors, transmeton lajmi.net.

Ardhja e Simone Inzaghit dhe qëndrimi i Radja Nainggolan duket se i kanë komplikuar gjërat për kilianin, për të cilin thuhet se largimi nga Inter është i mundur.

Në fakt, ishte zëvendëspresidenti i skuadrës amerikanojugore, Roman Riquelme i cili është duke kërkuar nënshkrimin e tij me çdo kusht.

Riquelme po kërkon që Vidal të vijë në Boca dhe sipas artikullit, kiliani në ditët e ardhshme do të kërkojë nga Interi përfundimin e kontratës para kohe./Lajmi.net/