Alan Shearer i del në mbrojtje Jose Mourinhos

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer , është një nga të rrallët që i ka dalur në mbrojtje trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho.

Sport

27/08/2018 17:16

Portugezi duket se nuk i ka punët mirë në skuadër dhe sipas Shearer kjo nuk po ndodh për shkak të trajnerit.

Ish sulmuesi i Newcastle United mendon se skuadra nuk po i qëndron prapa trajnerit. Sipas tij ka probleme edhe nga kryesia edhe nga lojtarët.

Shearer ka thënë se lojtarët nuk po luajnë për titull të kampionit por vetëm për para.

“Nuk po luftohet për titullin. Tani, vetëm dy ndeshje pas fillimit të sezonit, është krijuar një kaos “mbrapa skenës”. Nuk ka përkrahje as nga lidershipi” ishin fjalët e Shearer.

Mourniho dhe lojtarët e tij kanë rastin që sonte të  dëshmojnë që janë duke u përmirësuar në ndeshjen ndaj Totenham.

Humbja nga Brighton rriti edhe më shumë numrin e kritikave ndaj portugezit. /Lajmi.net/