Suso ‘dridh’ Milanin: Jam i lumtur këtu, por Real Madrid…

Anësori spanjoll, Suso, ka thënë se ndihet i rëndësishëm te Milan, por është i kënaqur me lajmet se Real Madrid po interesohet për shërbimet et ij.

Sport

14/11/2018 16:31

24 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë euro, e cila është e vlefshme vetëm për skuadrat e huaja.

Real Madrid janë skuadra e fundit që është përfshirë në spekulimet për transferimin e Susos, gjë e cila e ka lumturuar yllin e Milanit.

“Ndihem i rëndësishëm te Milan, jam i lumtur dhe kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin”, ka deklaruar Suso, përcjell ‘lajmi.net’.

“Trajneri është i njëjti sikurse kur luante futboll, ai nuk e ka humbur intensitetin që kishte në fushë. Pastaj, pas stërvitjeve, ai është personi më i afërt me të cilin mund të takoheni”.

“Real Madrid? Kultura italiane është e ngjashme me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë te Milan, por është e qartë se gjithmonë është mirë të luash në shtëpi”.

“Kur klubet e mëdha ju ndjekin, atëherë mund të jeni krenar, do të thotë që gjërat po bëhen mirë”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/