Supermakina e policisë tërheq vëmendjen e kalimtarëve

Bëhet fjalë për Evora Lotus , një makinë luksoze dhe e shpejtë që iu është dhuruar policisë në Romë ,  nga Kompania Lotus.

Auto & Tek

16/08/2014 22:35

Gjatë patrullimit makina ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra turistëve të cilët kanë fotografuar makinën. Këto makina kanë çmime që variojnë midis 60 mijë dhe 80 mijë euro.

Policia italiane nuk shquhet për posedimin e automjeteve të shtrenjta por ajo ka në pronësi modele si Ferrari apo Alfa Romeo, të cilat klasifikohen si automjete të shpejta.