Superliga shndërrohet në ‘dramë’, Prishtina mposht Llapin, Drita përmbysë në fund Feronikelin

Prishtina dhe Drita kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 29-të të Vala Superligës së Kosovës.

Sport

29/04/2018 17:57

Tifozët e futbollit në Kosovë po përjetojnë sezonin më dramatik në Superligën e Kosovës që nga paslufta.

Këtë dramë e kanë shkaktuar skuadra e Dritës dhe e Prishtinës, që vazhdojnë garën për titulli edhe pas kësaj xhiroje.

Prishtina në Pejë, ka arritur të mposht 3:2 Llapin e Batatinës.

Januzi me dy gola dhe Hoxha me një, shënuan për Prishtinën.

Ndeshja shumë interesante ishte ajo e zhvilluar në Gjilan, mes Dritës dhe Feronikelit, ku pati përmbysje të rezultatit, nga 0-1 në 3:1.

Feronikeli vuri në vështirësi të mëdha vendasit, kur shënoi në minutën e 27’ përmes Hotit.

Pjesa e dytë e kësaj sfide dhuroi emocione të mëdha, me Dritën që realizoi tre herë.

Shabani fillimisht barazoi në 1:1 në minutën e 62’, ndërsa Gërbeshi në minutën e 89’, kaloi për të parën herë Dritën në epërsi, kur shënoi nga penalltia.

Fitoren e Dritës e vulosi Kryeziu, që shënoi në minutën e 97’.

Pas xhiros së 29-të, Drita mbetet në krye me 59 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e dytë me 56 pikë. Në xhiron e ardhshme Drita zhvillon derbin me Gjilanin, ndërsa Prishtina udhëton te Feronikeli./Lajmi.net/