Super vetura Corvette ZR1 filmohet gjatë testit në pistë (Video)

Chevrolet ka prodhuar modelin e ri të veturës së shpejtë sportive të quajtur Corvette ZR1.

Auto & Tek

10/05/2017 16:05

Të pasionuarit pas makinave, kanë arritur ta filmojnë super veturën Corvette ZR1, e cila po testohej në pistën në Nurburgring të Gjermanisë.

Edhe pse makina ishte e mbuluar me shtresën për kamuflazh, njohësit e makinave kanë arritur t’i shohin dallimet e këtij modeli nga ato paraardhëse.

Baza e veturës duket se do të jetë e ngjashme me modelet paraprake, por disa linja kanë pësuar ndryshime të dukshme.

Corvette ZR1 mësohet se do të ketë një motor 6.2-litërsh V8 që prodhon 750 kuaj-fuqi./Lajmi.net/

YouTube player