Super ofertë për Icardin nga top klubi i Ligës së Kampionëve
Corriere dello Sport se janë dy klube të mëdha evropiane që kërkojnë kapitenin e Interit dhe emrat e tyre korrenspondojnë me PSG dhe Real Madrid.
Merkato
Wanda Nara u kujdes të mos përmendte emrat e skuadrave që janë të interesuara me bashkëshortin e saj Mauro Icardi.
PSG është gati të ofrojë 1 milion euro në sezon për sulmuesin me nje kohëzgjatje 5 vjet, për një total të 40 milionë eurove. ‘Blerjet e reja’ në futbollin francez përfitojnë 70% të vlerës së kontratës në vitin e parë të taksimit dhe ky shihet si një avantazh.
Edhe Real e ka në listë argjentinasin, së bashku me Kane e Lewandowski, duke qenë se tani është mëse i sigurt largimi i Benzema.
Të njëjtin përfitim ofron dhe Real Madrid për sulmuesin, ndërsa mund të shihet si bonus e drejta e imazhit, që shkon nga 30-50%, përcjell “SuperSport.al”.
Shifra të frikshme, që Inter nuk mund t’ja ofrojë sulmuesit deri në fundin e këtij sezoni, kur do të vendoset edhe vazhdimësia e marëdhënies mes tyre.